Unë s’jam i vdekur që të mos gaboj

1 Mars, 2024 - 4:59 pm

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Miço

Unë s’jam i vdekur që të mos gaboj.
Hiqi syzet, Miçooo!
Diçka ti përtyp:
“Ç’të raportoj?”
O ju sy, sy të Miços që dhelpërisht shkëlqeni,
kur unë gaboj.
Gjoja rastësisht u the shefave,
në kafe kur pagove:
“Vjershat i kërren në orarin zyrtar,
dhe … si shumë u kundërshton eprorëve …”
Kur e di që ka Miço
unë e gdhij gjer në tre pas mesnate;
po ti pse u zverdhe,
ç’pate?
Thyeji syzet, Miçooo,
kuptoje bujarinë time të pafund.
E ç’do të ishe ti, o mor i gjorë,
po të mos gaboja unë?

1972. / KultPlus.com

Të ngjajshme