Vaji i kitarës

25 Janar, 2021 - 12:10 pm

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Nis vaji i kitarës.
Thyhen kupat e agimit.
Nis vaji i kitarës.
Është e padobishme ta heshtësh.
Është e pamundur ta ndalësh.
Qan mërzitshëm
sikur qan uji,
sikur qan era
përmbi dëborë.
Është e pamundur ta heshtësh.
Qan për gjëra të largëta.
Për rërën e të nxehtit Jug
që kërkon kamelie të bardha.
Qan shigjetën pa nishan,
mbrëmjen pa ag
dhe të parin zog të vdekur
përmbi degë.
Ah, kitarë! Zemër e plagosur nga pesë shpata.

Përktheu: Fatbardha Statovci

Të ngjajshme