Vdes çdo ditë…

17 Nëntor, 2022 - 10:20 am

Liridon Mulaj

Unë çdo ditë vdes nga pak.
Në malle zemrash të thyera.
Një arkivole pa kapak,
I pashpirt sa herë unë hyra.

Ç’do ditë të Zotit humbas dinjitet.
Këmbët më shpien në mungesë
E siç një lumë në det humbet.
Trupi im pa lindur,vdes.

Ankthi shok, më vret çdo ditë.
Dy-tre herë brenda një ore.
Një demon që më zë pritë.
Bashkë me engjejt dorë për dore

Siç mëngjesi më pret me gjëmë.
Sot në të gdhirë nuk ndjeva më.
E mu kujtua, unë që mbrëmë.
Kisha vdekur, s’dija gjë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme