Vitet që vijnë

24 Tetor, 2017 - 4:23 pm

Poezi e shkruar nga Petraq Kolevica.

Kaq u shtuan poshtërsitë,
Kaq u rritën marrëzitë,
Kaq na mbytën ligësitë,
Sa kam frikë se një ditë,

Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh, kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë!

Do të lënë mall’ e gjënë;
Do braktisin babë e nënë
E s ‘do kthejnë kokën prapa,
Po do ikin me të vrapa

Larg qytetit, larg shtëpisë,
Larg, më larg prej Shqipërisë;
Larg, më larg kësaj së mjerës,
Sikur ikin prej kolerës …

Të ngjajshme