Vitet si njerëzit

27 Tetor, 2023 - 7:12 pm


Poezi e shkruar nga Hasan Dajaku

Unë kam ca vite.
Dhe ti ke ca.
Kosova, vallë
Sa vite ka?

Sa gurëz lumi,
Sa valë në det
Kosova vite,
Aq mund të ketë.

Shpesh qeshin vitet,
Herë – herë lotojnë,
Ato, si njerëzit,
Ndiejnë, kuvendojnë.

Njësoj si njerëzit
Hedhin ca valle,
Vallja e tyre
Është shumë e madhe.

Ato shpesh’herë
Bien në mendime –
Vitet e luftës
Veç psherëtime…

Unë kështu mendoj,
Ti mendon ndryshe?!
Kush, ore Gëzim,
Është Dallëndyshe?/KultPlus.com

Të ngjajshme