Vjeshta është grua

15 Tetor, 2018 - 9:17 pm

Poezi nga Ilire Zajmi.

Teleisur ngjyrash gështenje të arta të kuqe
njomështi kopshtijesh dendur frutash të pjekura
farfurimë gjethesh qiej të vranët
lumenj shirash të prajshëm

Vjeshta është grua
nga ato gratë e hirshme
të cilat burrat i presin dimër pranverë e verë
për ti shijuar si frutin më të ëmbël të pemës. / KultPlus.com

Të ngjajshme