займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Vjeshtërisht’, një prej poezive finaliste të konkursit ‘KultStrofa’

27 Dhjetor, 2019 - 11:49 pm

Nga Enes Lekiqi. Poezia është në mesin e dhjetë poezive finaliste të konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, edicioni i tretë.

Vjeshtërisht
Harroji krejt gjethet, vjeshtë.
Ti ke parë mjaftueshëm njerëz
tek ngrijnë nga të ftohtët si të humbur,
e të pashpresë kanë pritur stinën e pestë.
Stinën që shpikëm vetë.

Harroji shtresat e akullit,
të holla sa vija që ndan jetën dhe vdekjen,
aty ku shumë prej nesh rrëshqasin
çdo ditë të lume pa e pritur.

Harroji ditëlindjet, vjeshtë,
ato që i festuam me qirinj nëpër skutat e shpirtit
kur drita e dhimbjeve na verbonte ballin,
me letra të zbrazëta mbushnim shishet e thyera
e det të vetëm kishim largësinë
mes kapakëve të syrit dhe faqeve.

Harroje vetveten, vjeshtë,
veç për një çast që koha mos të të shohë,
nëntorët mbaji si rrasa të gurit nën krye
kur jeta e këtejme të ta ketë kthyer shpinën,
njëjtë siç i largoje ata që kërkonin
ashkla druri për t’u ngrohur.

Të ngjajshme