Zoti e bekoftë Amerikën

4 Korrik, 2019 - 10:30 am

Poezi nga Harold Pinter

Dhe ja nisën përsëri

në paradë jankit e blinduar,

dhe këndojnë balada festive

nga një anë në anën tjetër të botës me galop

duke i thurur lavde Perëndisë Amerikë.

Trotuaret janë mbushur me të vdekur

që të mos arrijë të marrin pjesë

dikush që refuzoi të këndonte

dikush që humbi zërin,

dikush që humbi shënimet.

Ata presin kamxhikët e kalorsëve.

Koka u rrotullohet mbi rërë

koka bëhet një pellg në tokë,

koka bëhet një njollë në pluhur

sytë dalin nga orbita, dhe hunda

ndjen vetëm duhmën e të vdekurve

por është e gjallë ajo duhmë vdekjeje

dhe kutërbimi i Perëndisë Amerikë.

Përktheu Faslli Haliti /KultPlus

(Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 – Londër, 24 dhjetor 2008), dramaturg dhe regjisor teatri anglez. Ka shkruar për teatër, radio, televizion dhe film. Punimet e tij të hershme shpesh lidhen me teatrin absurd. Është fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsi për vitin 2005.)

Të ngjajshme