7 kombinime vjeshte për t’u dukur bukur 7 ditët e javës!

3 Tetor, 2018 - 9:30 am

Vjeshta erdhi dhe ndonjëherë është e vështirë të gjesh kombinimin e duhur për t’u dukur bukur por dhe për t’u ndjerë rehat.

Vishni një fustan floral sipër xhinseve për një pamje unike dhe kombinojeni me një palë çizme të bardha.

Kombinim vrasës: Çizme deri te gjuri, fund xhins i shkurtër dhe një xhaketë serioze.

Një “slip dress” i lirshëm me një pulovër të gjatë të rehatshme do të jetë veshja juaj për ditën kur nuk keni shumë kohë, por doni të ndiheni sërish bukur. Mos harroni dhe një palë çizme me ngjyrë për të thyer monotoninë.

Të gjitha trendet në një. Bluzë me vija dhe një xhaketë me ngjyrë të ndezur. Mos harroni kapelen.

Një fustan i thurur deri në fund të këmbëve, me një çantë të vogël.

Vishni një fustan me rripa sipër një bluzeje pambuku. Do bëni të kthehen koka!

Nëse jeni persona që visheni me të gjitha të zeza, bëni të paktën një ndryshim me një pallto të bardhë. Kontrasti do ju bëjë të bini në sy.

Të ngjajshme