Adhuruesi vjedh unazën e Billie Eilish gjatë koncertit në Teksas

15 Tetor, 2019 - 11:20 pm

Billie Eilish shkurtimisht e humbi kontrollin gjatë një koncerti në Teksas gjatë fundjavës, pasi e kuptoi që një adhurues ia kishte vjedhur unazën.

Këngëtarja e hitit Bad Guy ishte duke performuar në Festivalin Austin City Limits kur e kuptoi se një nga stolitë e saj të argjendit mungonte pasi që eci përmes turmës, duke i shtrënguar duart.

“Dikush e ka vjedhur unazën time!”, tha ajo ndërsa u kthye në skenë, por shpejt e ndryshoi tonin, pasi që audienca filloi me zemërim të kërkojë që hajni t’ia kthejë.

“Mendoj se është faji im,” shtoi ajo. “Mbajeni. Kujdesuni për të. Unaza është zhdukur përgjithmonë. Është në rregull, mos u shqetësoni. Kushdo që e ka marrë të kujdeset për të, mirë”. /KultPlus.com


Të ngjajshme