займ на карту онлайн потребительский кредит

Adrola Dushi nënshkruan me kompaninë prestigjioze të modeleve

Prill 25, 2019 - 10:30 am

  • Jeta e saj është e ndarë mes Shqipërisë dhe Amerikës, megjithëse kjo e fundit i ka ofruar gjithmonë Adrolës mundësi më të mira pune.

Duke qenë se modelingu në Amerikë është shumë herë më i zhvilluar dhe më i paguar se në vendin tonë, Adrola prej shumë vitesh punon në kontinentin e largët. Së fundmi një tjetër mundësi e artë punësimi i është ofruar modeles shqiptare.

Revista shqiptare “Who” ka bërë të ditur se Adrola Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”.

Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.

Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Leëis, Shaën Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachoëski, Barbie Ferreira, Robyn Laëley, Sora Choi, Anne de Paula e te tjera.

Punësimi pranë një kompanie të tillë mund të cilësohet padyshim si një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e modeles shqiptare. /prive / KultPlus.com

Të ngjajshme