Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikojnë “More than a song” (VIDEO)

25 Dhjetor, 2017 - 1:30 pm

Ashtu siç ka paralajmëruar mbrëmë, këngëtari i njohur shqiptar Alban Skenderaj së bashku me gruan e tij, po ashtu këngëtare, Miriam Cani, kanë publikuar këngën e re në anglisht.

Kënga titullohet “More than a song” (Më shumë se këngë), transmeton Koha.net. Çifti këtë këngë ia ka dedikuar vajzës së tyre Amelit.

Videospoti i “More than a song” është i njëjti me atë të këngës së publikuar nga çifti muajin e kaluar – “Dhurata”, të cilës po ashtu ia kanë dedikuar vajzës së tyre.

Për tekstin janë kujdesur vet këngëtarët, ndërsa për videoklipin Max Production./ KultPlus.com

Të ngjajshme