“Pussy Riot” dënohen pas protestës së tyre në fushë gjatë lojës Kroaci-Francë

17 Korrik, 2018 - 9:20 pm

Pas protestës në fushën e Kampionatit Botërorë në Moskë, të shtunën, katër anëtaret e grupit “Pussy Riot”, janë dënuar me 15 ditë burg si dhe me ndalim pjesëmarrje në ngjarje sportive për tri vjet. Pas dënimit grupi ka lansuar videoklipin, “Track About Good Cop”, përcjellë KultPlus.

I njohur për kritikat ndaj Vladimir Putin dhe qeverisë së tij, “Pussy Riot” është bërë i njohur në vitin 2012, me këngën e tyre protestuese “Punk Prayer”, në Katedralen e Moskës, Krishti shpëtimtar.

Grupi së fundi u arrestua pas hyrjes së tyre në fushë gjatë lojës në mes të Francës dhe Kroacisë.

Të veshur si policë rusë, Veronika Nikulshina, Olga Kurachova, Olga Pakhtusova dhe Pyotr Verzilov hynë në fushë për performancën e tyre të titulluar “Policia hynë në lojë” ose “Aksioni i fushës së futbollit”, për tu larguar pastaj nga fusha nga rojet e sigurisë, shkruan artnet.com

Protesta në fushë shënoi 11 vjetorin e vdekjes së artistit dhe poetit rus, Dimitriy Prigov, i cili shkroi konceptin e tij për “policin hyjnor”, e që sipas grupit është në kundërshtim me realitetin e forcave policore në Rusi.

Në anën tjetër videoja e re e grupit Pussy Riot përmban tre të ri të cilëve më vonë iu bashkohet edhe një grua. Ata të veshur me uniforma policore duke kërcyer në dëborë këndojnë “Unë dhe ti, ne kërcejmë, ne jemi policë”.

Duke thirrur kështu për reforma në polici, grupi shpërndau edhe një listë kërkesash në faqen e tyre në Facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme