займ на карту онлайн потребительский кредит

Anita Haradinaj, ambasadore e “You Are a Sunflower” (FOTO)

25 Shtator, 2017 - 2:25 pm

Në treg do të dalin dy lloj bluzash: Dardan dhe Sunflower, të cilat do të përdoren në kampanjën e “You Are a Sunflower”, shkruan KultPlus.

Albana Osmani, ideatore e “You Are a Sunflower” që tashmë një projekt të tillë të karakterit human e ka realizuar në Shqipëri, duket se do të realizojë një të njëjtë edhe në Kosovë, shkruan KultPlus.

Ajo ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se tash është koha për Kosovën me shndritë si dielli, duke takuar kështu kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, ku kjo e fundit tashmë është edhe ambasadore e Fondacionit “You Are a Sunflower”.

Ky projekt që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët shqiptarë, me simbol lulediellin, Osmani ka njoftuar se në treg do të dalin dy lloj bluzash: Dardan dhe Sunflower, me të cilat do të ndihmohet Pediatria në Kosovë. Ky projekt do të nisë në muajin tetor. /KultPlus.com

Të ngjajshme