Anulohet koncerti i Dua Lipës në muzeun Abu Dhabi

13 Nëntor, 2018 - 5:48 pm

Një koncert i Dua Lipës për të shënuar përvjetorin e parë të muzeut Louvre Abu Dhabi u anullua për shkak të stuhisë së madhe të shiut. Dua Lipa duhej të performonte në muze, por pas erërave të forta dhe shiut që përfshiu Abu Dhabin, koncerti nuk u zhvillua.

“Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, ne kemi anuluar koncertin e Dua Lipës. Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë,”-thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të muzeut në Twitter.
https://www.instagram.com/p/BqFFnhWhR_7/
Ndërsa fansat duhet të ruajnë biletat e tyre deri në një njoftim të dytë për zhvillimin e koncertit.

Gjithashtu edhe Dua bëri njoftimin me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”/KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BqDEJDoh3n8/

Të ngjajshme