Anxhela Peristeri ngjitet sot në skenën e Eurovision, kërkon voten tuaj

20 Maj, 2021 - 2:56 pm

Sot në Holandë mbahet mbrëmja e dytë e gjysmë finales në të cilën do të performojë dhe Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”.

Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe nuk kemi asnjë dyshim që ajo do të “ndez” skenën me performancë dhe zërin e saj.

Me këngën “Karma”, Anxhela do të pushtojë skenën e madhe të “Eurovisionit” nën tingujt e muzikës shqiptare. Anxhela do të dalë e 11-ta në radhë dhe nëse ajo kalon, atëherë do të jetë pjesë e finales.

Për Anxhelën mund të votojnë vetëm shqiptarët jashtë vendit dhe në foton e shpërndarë nga vetë këngëtarja shqiptarët do të votojnë me sms duke dërguar tekstin 11 në numrin e telefonit sipas shtetit ku jetojnë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme