Ariana Grande i nxitë fansat ta marrin më seriozisht pandeminë e koronavirusit

16 Mars, 2020 - 9:00 am

Ylli i hitit “7 Rings”, Ariana Grande, e cila e ka një bazë adhuruesish të moshës më të re, i shfrytëzoi rrjetet sociale gjatë fundjavës për ta shprehur frustrimin ndaj personave që nuk po e marrin seriozisht këtë sëmundje duke thënë “ne do të jemi mirë, sepse jemi të rinj”.

Këngëtarja, po ashtu deklaroi se njerëzit duhet të kenë më shumë konsideratë dhe kujdes për njerëzit e tjerë, transmeton Koha.

Përmes në postimi në Twitter, Grande tha: “E kuptoj se kështu jeni ndier para ca javësh, por ju lutem shumë lexoni dhe informohuni rreth asaj që po ndodhë tani. Mos i injoroni faktet. Mentaliteti i ‘unë jam i ri dhe nuk me gjen asgjë’ po i rrezikon jetët e njerëzve të tjerë të cilët janë në moshë të shtyrë apo janë shëndetligë. Duke deklaruar kështu, ju thjesht po tingëlloni budallenj dhe të privilegjuar, andaj duhet të mësoni si të kujdeseni më shumë për të tjerët.”

Pop ylli 26-vjeçar tutje i kërkoi falje të gjithë personave që mund t’i ketë mosrespektuar për shkak se janë të detyruar të punojnë, pavarësisht se presidenti i shtetit, Donald Trump, e ka shpallur gjenden emergjente pas përhapjes së madhe të koronavirusit.

“Disa prej neve duhet të punojnë. E kuptoj dhe e mbështes tërësisht frustrimin tuaj. Nuk dua të tregohem mosrespektuese ndaj askujt që nuk e ka privilegjin të mos dal në punë. Por, kjo është një emergjencë shtetërore dhe një pandemi me përmasa globale,” ka shtuar tutje pop këngëtarja.

Ariana Grande më pas i ka ftuar 177 milionë ndjekësit e saj në Instagram, që në vend se t’i dërgojnë asaj mesazhe ku e shprehin frustrimin e tyre rreth kësaj gjendje, të ndihmojnë në kalimin e një ligji i cili u ofron mbështetje financiare dhe shumë më shumë, të gjithë personave në nevojë. / KultPlus.com

NEW YORK, NY – DECEMBER 06: Ariana Grande speaks onstage at Billboard Women In Music 2018 on December 6, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Billboard )

Të ngjajshme