Arnold Schwarzenegger debuton edhe në muzikë me këngën “Pump it up”

30 Maj, 2019 - 1:30 pm

Përveç si aktor, Arnold Schwarzenegger ka bërë debutimin edhe në muzikë për të ndjekur ëndrrën e tij.

Aktori 71 vjeçar në këngën e tij të parë të titulluar “Pump it up” (këngë motivuese) ka bashkëpunuar me këngëtarin austriak, Andreas Gabalier.

Gabalier, 34, vjeç, ka kënduar për karrierën frymëzuese të austriakut si një njeri gjimnastikor dhe një yll filmi, teksa mori një ndihmë të vogël nga Schwarzenegger i cili nuk kishte frikë të tregonte vargjet e tij.

Arnold Schwarzenegger (Foto: YouTube)

“Hej, unë jam Arnold Schwarzenegger dhe dëgjoni me kujdes”, filloi ai duke thënë se, “Gërmoni thellë poshtë dhe pyesni veten, kush doni të jeni. Jo çfarë, por kush – nëse besoni se suksesi do të vijë tek ju, duhet të punoni shumë, besoni vetë dhe të gjitha ëndrrat tuaja do të vijnë”.

Videoja muzikore shfaq klipet e artistit si një kampion për ndërtimin e trupit, si dhe një aktor i filmit që ka filluar me “The Terminator”.

Është bërë e ditur se po rikthehet The Terminator bashkë me Arnoldin, premiera e të cilit është me 1 maj të këtij viti. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme