займ на карту онлайн потребительский кредит

Ava Max dhe Ilira Gashi takohen bashkë, bëjnë simbolin e shqiponjës me duar (FOTO)

20 Maj, 2019 - 3:42 pm

Shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, kohëve të fundit i ja në shtuar edhe dy emra të rinj.  Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës. “SWeet but Psycho” mban titullin kënga të cilën ajo e ka publikuar në tetor të vitit të kaluar, dhe ka arritur majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarja ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Records”, e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës.

Një tjetër këngëtare shqiptare e cila tashmë po dëshmon që rruga e suksesit për të do të jetë e siguruar, është këngëtarja shqiptare nga Zvicra Ilira Gashi e cila ka nënshkruar kontratë me “Four Music”, që është degë e “Sony”.

Ajo është me prejardhje nga Prishtina, derisa e lindur në Bernë. Babai i saj është nga Kosova, kurse nëna nga Shqipëria, derisa Ilira ka ndërtuar karrierën në Zvicër. Gashi është një këngëtare shumë e talentuar, dhe po shkon hapave të Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.

Ajo ishte edhe kandidate më 2011 për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”. Ndërkohë, në maj 2010, Ilira Gashi merr pjesë në “Top Fest 7” me këngën “Shoku im më i ngushtë”. Në nëntor 2010 merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Tek”.  Në qershor 2011, Ilira Gashi merr pjesë në “Top Fest 8” me këngën “Ëndërr”. Por, megjithatë këto paraqitje nuk e bënë shumë të njohur për publikun shqiptar, ajo ka arritur të marr vëmendjen e merituar pasi filloi karrierën në Zvicer.

https://www.instagram.com/p/BxmS342IRBp/

Së fundmi ajo ka performuar para një publiku gjigand në Spanjë, performanca e të cilës u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Por, ajo nuk ishte e vetmja shqiptare që performoi në këtë skenë. Ishte Ava Max e cila gjithashtu pati një performancë të mrekullueshme.

Ndërsa prapa skenës, të dy këngëtaret shqiptare janë takuar bashkë ku edhe kanë realizuar disa fotografi e në mesin e tyre shihen edhe disa foto ku ato bëjnë simbolin e shqiponjës me duar, duke shfaqur dashurinë për vendin e tyre. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bxo5bPvIy5a/

Të ngjajshme