Bebe Rexha në kopertinën e Elle, nuk mungojnë edhe deklaratat për Shqipërinë

22 Shtator, 2023 - 1:39 pm

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjioze “Elle Brasil”.

Sigurisht nuk kanë munguar bisedat dhe për origjinën e saj. Ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.

Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe gjatë intervistës së saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme