Bebe Rexha nominohet në kategorinë “Best Song” të çmimeve MTV EMA

23 Tetor, 2018 - 5:40 pm

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë ka marrë edhe një lajm të mirë sa i përket karrierës muzikore në arenën e huaj.

Pos Dua Lipës e cila është e nominuar në katër kategori të ndryshme të çmimeve të këtij televizioni prestigjioz amerikan, edhe Bebe është nominuar në një kategori të edicionit të sivjetmë të “MTV EMA”.
https://www.instagram.com/p/BpHaf2LlreP/?taken-by=beberexha
Rexha mund të dal triumfuese në kategorinë e këngës më të mirë të viti në saje të hitit “Meant To Be”, të cilën e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Theksojmë se kënga e lartcekur deri më tani është shikuar mbi 607 milionë herë në You Tube.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /KultPlus.com

Të ngjajshme