Bebe Rexha publikon fotografitë e Ritës dhe Duas në Instagram: Vajzat shqiptare po marrin gjithçka

4 Tetor, 2018 - 10:03 pm

Të gjithë shqiptarët janë krenarë me këngëtaret shqiptare të suksesshme nëpër botë.

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi janë ato të cilat ia dolën që muzikën dhe talentin e tyre ta dëshmojnë në një arenë më të gjerë, siç është arena ndërkombëtare.

Përveç talentit, ato shquhen edhe për pamjen e tyre tërheqëse, e ndërsa janë të ndjekura nga miliona fansa në Instagram.

Ditë më parë, këngëtarja Dua Lipa publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej vetëm në bikini teksa pozonte para pasqyrës.
Ndërkohë, së fundmi është Rita Ora ajo e cila ka pozuar nudo për revistën e njohur “Clash”.

Të gjitha këto imazhe nudo dhe provokuese e kanë bërë shumë krenare patrioten tjetër të famshme, Bebe Rexhën.

Kjo e fundit publikoi në InstaStory fotografitë e dy kolegeve të saj, ndërsa shkruante se është shumë krenare me vajzat shqiptare.

“Të nxehta dhe të talentuara, fuqia e vajzave”, ka shkruar Bebe Rexha.

E njëjta ka publikuar fotografitë provokuese të Ritës dhe Duas në InstaStory.

Kujtojmë që Bebe Rexha është mike shumë e mirë e të dyjave, ndërsa Dua dhe Rita nuk janë takuar asnjëherë me njëra-tjetrën – ndonëse mediat shkruajnë për një përçarje mes tyre, vet artistet në disa deklarata kanë thënë se kanë respekt për njëra-tjetrën. /KultPlus.com

Të ngjajshme