“Bella Ciao” lëshohet me altoparlant nga minarja e një xhamie në Izmir (VIDEO)

21 Maj, 2020 - 10:46 am

Disa persona të panjohur, janë futur tinëz në një xhami në Izmir të Turqisë, dhe nga minarja, kanë lëshuar me altoparlant këngën e njohur të partizanëve “Bella Ciao”.

Ky incident u xhirua nga qytetarët që ishin afër me telefona mobil.

Autoritetet në Turqi kanë nisur hetimet për të kapur të dyshuarit dhe t’i sjellin para drejtësisë, raporton CNN në gjuhën turke, transmeton KOHA.

Zyra e Prokurorit në Izmir ka dënuar këtë akt.

Kryetari i komunitetit Hamza Dag, bëri thirrje për reagime dhe tha se ky akt, “duhet të shihet si shumë shqetësues”. / KultPlus.com

Të ngjajshme