Beyonce blen një kishë të braktisur prej besimtarëve

21 Maj, 2018 - 9:30 am

Këngëtarja Beyonce tashmë është pronare e një kishe të mbaruar prej guri, 7,500 metra katror. Kisha në New Orleans – e cila është e vjetër më shumë se 100 vjeçare – kishte vlerë prej 850 dollarësh … por është e paqartë nëse ajo ka marrë një zbritje “hyjnore”.

Raportohet se kisha e Beyonces është ndërtuar në fillim të vitit 1900, por ka qenë jashtë shfrytëzimit për disa kohë për shkak të largimit të anëtarëve të saj.

Duket sikur mund të jetë koha e ringjalljes edhe pse 36-vjeçarja nuk duhet të ketë ndonjë problem për të gjetur njerëz që duan të formohen dhe të bashkohen me kongregacionin e saj gjersa motra e saj, Solange, jeton gjithashtu aty.

E gjithë kjo pasi që në një kishë në San Francisco, këngëtarja e mbajti një meshë javë më parë dhe kishte më shumë se 900 njerëz që morën pjesë me lutjet e tyre.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim./ KultPlus.com

Të ngjajshme