4 Shtator, 2025 - 7:15 pm
Mbretëresha e muzikës pop dhe R&B, Beyoncé, festoi më 4 shtator 44-vjetorin e lindjes. Urimet për artisten kanë ardhur nga e gjithë bota, ndërsa në Nigeri fansat dhe miqtë e saj organizuan një festë tradicionale “Owambe”, të njohur për muzikë, ngjyra dhe atmosferë festive.
Në ftesën për eventin, Beyoncé shfaqej me një mbulesë koke tradicionale, simbol i kulturës nigeriane, ndërsa pjesëmarrësit që arrinin të ngjasojnë më shumë me divën shpërbleheshin me një çmim simbolik, shkruan KultPlus.
Nga një vajzë e thjeshtë në Houston, në një ikonë globale – Beyoncé feston jo vetëm ditëlindjen, por edhe një karrierë që ka frymëzuar miliona njerëz. Ajo ka mbështetur vazhdimisht komunitete të ndryshme përmes fondacionit të saj, duke e lidhur famën me humanizmin.
Come and felicitate with us on Thursday with unlimited drinks, great food, trivia, a lipsync battle abbl (ati bee bee lo) in honor of our good sis Anne Marie Lastrassi!
— Aunty Teda (@imoteda) September 1, 2025
Thursday. 8pm @FiredandIced_
Hosted by the one and only @vincentdesmond_ pic.twitter.com/qDR5U0rZ2M
Karriera e saj nisi me grupin legjendar Destiny’s Child, ndërsa që prej vitit 2003, si artiste solo, ajo ka vendosur standarde të reja në muzikë me performanca spektakolare dhe dhjetëra çmime prestigjioze.
Sipas revistës Forbes, pasuria e Beyoncé-s llogaritet në rreth 780 milionë dollarë. Vetëm turneu i saj i fundit arkëtoi mbi 579 milionë dollarë, ndërsa një tjetër theu rekorde me mbi 400 milionë dollarë fitime dhe më shumë se 1.5 milion spektatorë. Përveç muzikës, ajo ka investuar me sukses në modë, teknologji dhe pasuri të paluajtshme, me vlera që kalojnë 200 milionë dollarë./KultPlus.com