Beyonce ndihmon banorët e prekur nga stuhia në Teksas

19 Shkurt, 2021 - 1:12 pm

Fondacioni i Beyonces “BeyGOOD”, Adidasi dhe organizata “Bread of Life” janë bashkuar për të ndihmuar banorët e Teksasit të cilët ndodhen në kushte të rënda si pasojë e stuhisë dimërore që ka goditur këtë pjesë të SHBA-së.

Banorët e Teksasit dhe të gjithë ata që janë prekur nga stuhia mund të aplikojnë për të përdorur këtë ndihmë në vlerë deri në 1000 dollarë, shkruan People.

“Lutemi për ata që janë prekur nga kjo stuhi”, është thënë në një deklarim në Twitter nga fondacioni i këngëtares amerikane Beyonce, “BeyGOOD”.

Stuhia dimërore që ka goditur Teksasin ka lënë pa energji elektrike dhe ngrohje miliona banorë të këtij vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani të paktën 47 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë. Banorët e prekur po vuajnë po ashtu nga mungesa e ushqimit dhe ujit. / KultPlus.com

Të ngjajshme