Bregdeti shqiptar është shndërruar në muzën e fotografive të Dua Lipës

2 Gusht, 2021 - 5:35 pm

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, ka disa ditë tashmë që është duke shijuar pushimet e saj verore në bregdetin shqiptar së bashku me familjen, të fejuarin dhe qenin e saj, përcjellë KultPlus.

Dua është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht po publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi dhe video teksa ajo po shijon bregdetin shqiptar dhe bukuritë e tij natyore.

Ajo në rrjetin social Facebook ka shpërndarë kwto fotografi me një mbishkrim: ALBANIA. Ajo afër emrit të Shqipërisë ka lënë edhe një zemër duke shprehur njëkohësisht edhe dashurinë për këtë vend përrallor. / KultPlus.com

Të ngjajshme