Bruce Springsteen paralajmëron album të ri dhe turne për 2019-ën

3 Dhjetor, 2018 - 10:00 am

Këngëtari i famshëm amerikan Bruce Springstreen ka zbuluar se është duke punuar në një album të ri solo dhe se është duke planifikuar që të mbajë një turne në Britani të Madhe me bendin e tij “E Street Band”.

“The Boss” [nofka e Brucet] ka performuar në shfaqjen e tij “Springsteen on Broadway”, e cila është xhiruar për Netflixin, transmeton Koha.net. Kjo shfaqje do të publikohet më 16 dhjetor.

Duke folur për “The Times”, Springsteen e përshkroi albumin e tij të ri duke thënë: “Për mungesën e një fjale më të mirë, është album i një këngëtari – më shumë si një album solo”. Lansimi i këtij album do të jetë i pari pas albumit “High Hopes” i vitit 2014.

Gjithashtu, Springsteen ka thënë se vitin e ardhshëm planifikon të mbajë një turne në Britani të Madhe me bendin e tij “E Street Band”./ KultPlus.com

Të ngjajshme