Cardi B, Chance the Rapper dhe T.I. në jurinë e garës së hip hopit në Netflix

14 Nëntor, 2018 - 8:30 pm

Cardi B, Chance the Rapper dhe T.I. janë duke kërkuar superyllin e ardhshëm të hip hopit.

Emisioni televiziv i projektuar si një garë është duke u prodhuar nga John Legend.

Sipas The Hollywood Reporter, emisioni në fjalë do të shfaqë talentë të pazbuluar të hip hopit përballë njëri-tjetrit nga qytete të ndryshme.

Cardi B, Chance dhe T.I. do të jenë tri juristët kryesore dhe të tjera personalitete pjesë e emisionit në fjalë pritet që të konfirmohen.

Audicionet tashmë po realizohen dhe aplikimi ka filluar në RhythmAntFlowAuditions.com.

Sipas T.I., emisioni do të jetë i veçantë.

“Kurrë nuk keni parë një emision të tillë dhe me ne si juristë, origjinaliteti do të jetë përtej kulmit”, u shpreh T.I. /KultPlus.com

Të ngjajshme