David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin sjellin videon e “Say my name” (VIDEO)

20 Nëntor, 2018 - 6:27 pm

Pak javë më parë, David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin publikuan bashkëpunimin e ri “Say my name”.

Kjo këngë u publikua në versionin vetëm video me tekst, gjersa është pëlqyer shumë nga publiku, duke kaluar shifrën e 40 milionë klikimeve në YouTube në pak javë.

Së fundmi, treshja kanë realizuar edhe klipin e këngës “Say my name”, regjisore e të cilit është Hannah Lux Davis.

Videoja përmban shumë skena neoni me veshjet e frymëzuara të viteve ’80 dhe lule të ndritshme në manikyrin e thonjve.

Si në çdo paraqitje tjetër, edhe këtë herë këngëtarja shqiptare është shfaqur atraktive dhe provokuese me performancën e saj në klip.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të David Guettas me titull “7 (Seven)”.

Ndërkohë, album këtë vit ka sjell edhe Bebe Rexha me titull “Expectations”, një album nga i cili dolën shumë hite dhe u cilësua shumë i suksesshëm.

“Say my name” pritet të jetë një tjetër bashkëpunim i suksesshëm mes Bebe Rexhës dhe David Guettas, kjo pasi edhe bashkëpunimi i tyre i parë “Hey mama” është pritur shumë mirë nga publiku. /KultPlus.com

Të ngjajshme