Dua Lipa dhe Bebe Rexha përloten kur kuptojnë për nominimet në Grammy (VIDEO)

7 Dhjetor, 2018 - 5:39 pm

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë hyrë në histori si artistet më të suksesshme shqiptare ndonjëherë.

Ato njëherit janë bërë artistet e para shqiptare që nominohen nga akademia muzikore amerikane, Grammy Awards.

Dua është nominuar në dy kategori për ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve në Amerikë. Ajo është nominuar në kategorinë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”.


Ndërsa Bebe Rexha është nominuar në kategorinë “Artistja më e mirë e re”.

Vet Dua nuk ka arritur të besojë këtë arritje, duke u përlotur në momentin e publikimit të nominimeve për Grammy Awards, moment të cilin edhe e ka bërë publik në rrjetin social Instagram.

Një moment të tillë e pati edhe Bebe Rexha e cila mes lotësh e priti këtë moment kulmorë për karrierën e saj.
Artistet shqiptare kanë shumë mundësi që të rrëmbejnë njërin prej këtyre çmimeve.


Nominimi për Grammy Awards është arritja më e madhe në karrierën e një artisti. / kultPlus.com

View this post on Instagram

Up close and personal @variety

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

View this post on Instagram

Ayyyyyy

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Të ngjajshme