Dua Lipa bashkëpunim me Tove Lo

7 Nëntor, 2018 - 11:30 pm

Dua Lipa dhe Tove Lo po punojnë së bashku për të sjellë muzikë të re, shkruan KultPlus.

Ato e zbuluan këtë lajm duke ndarë me miqtë e tyre në Instagram fotografi të realizuara së bashku. Lipa ndau një fotografi ku shihet së bashku me Tove Lo në Stokholm, Suedi (vendlindjen e Tove Lo), me shkrim: “Kalova dy ditë duke shkruar në studio me këtë njeri jashtëzakonisht të talentuar dhe gazmore”.

Në anën tjetër Tove Lo ka shkruar se ka kaluar ditë të mrekullueshme së bashku me ’mega yllin’ siç e ka titulluar ajo Dua Lipë duke theksuar se ishte e lumtur që kanë shkruar tekste të këngëve së bashku. Tove Lo është e njohur si tekstshkruese e këngëve duke përfshirë edhe këngën “Love Me Like You Do” të këngëtares Ellie Goulding./ KultPlus.com

Të ngjajshme