Dua Lipa e mrekullueshme në të kuqe, në Festivalin e Kanës

23 Maj, 2019 - 11:45 pm

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një paraqitja të shkëlqyer në një nga mbrëmjet e Festivalit të Filmit në Kanë.

Ajo mori pjesë në gala mbrëmjen e organizuar kundër AIDS-it gjatë 72 vjetorit të Festivalit të Kanës të enjten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kështu u duk Dua Lipa në gala mbrëmjen AMFAR, në Festivalin e Kanës (Foto; Instagram)

Dua, 23 vjeçe, kishte veshur një fustan të kuq dhe të gjatë me gëzof, i cili vuri mjaft mirë në pah figurën e saj trupore.

Këngëtarja e hitit “Hotter Than Hell” i shtoi magji pamjes me aksesorët e saj prej argjendi dhe vathët e mëdhenj.

Dua dukej në elementin e saj ndërsa me krenari tregonte veshjen e punuar enkas për të.

Përndryshe, AMFAR që nga viti 1985 ka investuar rreth 550 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,300 grante për ekipet kërkimore në mbarë globin. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme