Dua Lipa e vlerëson punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës (FOTO)

2 Maj, 2020 - 6:52 pm

Dua Lipa në profilin e saj zyrtar në facebook ka lavdëruar punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet një postimi po ashtu ka njoftuar për bashkëbisedimin e saj me kryetarin që do të zhvillohet nesër.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj.

Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.
Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.
Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma. #askthemayor #folmekryetarin/ KultPlus.com

Të ngjajshme