Dua Lipa fiton çmim në BAMBI Awards (VIDEO)

16 Nëntor, 2018 - 11:13 pm

BAMBI Awards është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vjetra të ndarjes së çmimeve në Gjermani.

Në këtë ngjarje sonte po marrin pjesë emra të njohur ndërkombëtar.

E njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq.

Por, Lipa tashmë edhe ka rrëmbyer çmimin në Kategorinë Ndërkombëtare Bambi 2018.

Çmimet BAMBI ndahen çdo ditë për të arriturat e artistëve, kryesisht atyre që janë të njohur në tregun e muzikës gjermane. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=yHwAqcTUqlc&feature=share

Të ngjajshme