займ на карту онлайн потребительский кредит

Dua Lipa i përgjigjet kritikës “pse po u ndihmon sirianëve e jo Kosovës”

Prill 15, 2019 - 6:44 pm

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i është përgjigjur një kritike në Twitter se përse ajo kishte shkuar në Liban për të takuar dhe përkrahur fëmijët refugjatë sirianë e nuk po ndihmon në vendlindje, në Kosovë.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë po vuajnë pa shtëpi e pa ushqim. Ju shkoni në Lindje të Mesme për të ndihmuar arabët e jo popullin tuaj”, ishte kritika që kishte marrë këngëtarja.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet SunnyHillFoundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes uebfaqes tonë”, ka shkruar ajo.

“Sunny Hill Foundation” ka dhuruar vitin e shkuar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore e shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 apo 10 mijë euro./ KultPlus.com

Të ngjajshme