Dua Lipa komentohet sërish nga “Facebook”: Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë

17 Gusht, 2022 - 11:22 am

Dua Lipa është në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Suksesi i saj ka bërë që çdo lëvizje t’i bëhet lajm nga mediat, shkruan KultPlus.

Qëndrimi i saj në Kosovë dhe Shqipëri gjithashtu po komentohet shumë në mediat botërore.

Madje, Lipa po merr komente edhe nga rrjeti social “Facebook”.

Pasi u komentua vetëm disa ditë më parë lidhur me veshjen e saj në njërin nga postimet e saj nga “Sunny Hill” ku “Facebook” i shkruante: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme, tashmë vjen komenti i radhës.

Në fotot e postuara nga pushimet e saj në Shqipëri, gjiganti i rrjeteve sociale, “Facebook” ka komentuar sërish tek këngëtarja shqiptare. “Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan “Facebook”. / KultPlus.com

Të ngjajshme