Dua Lipa me fitime marramendëse, dyfishon pasurinë e saj

12 Prill, 2023 - 1:27 pm

 

Pa dyshim se Dua Lipa është një nga yjet më të mëdhenj të pop-it në botë dhe tani ajo është gjithashtu një nga më të pasurat.

Dua ka arritur më shumë se dyfishin e pasurisë së saj në tre vjetët e fundit, duke e dërguar atë në 68. 3 milionë euro.

Vlen të theksohet se Lipa kishte 28.4 milionë euro në prill të 2020-ës, sapo ka paraqitur llogari të reja në Companies House, të cilat tregojnë se kompania e saj, Dua Lipa Live LLP, tani ka asete me vlerë prej 43.9 milionë eurosh, 9.1 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Fitimet më të mëdha të saj vijnë nga dy muajt e parë të turneut të saj në Amerikën e Veriut “Future Nostalgia”, i cili u zhvillua në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ylli i muzikës po punon shumë në albumin e saj të tretë, të cilin shpreson ta nxjerrë këtë vit në treg për të vazhduar kontributin në shtimin e pasurisë së saj. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Të ngjajshme