Dua Lipa në hotelin luksoz në Australi, 5500 dollarë nata

23 Nëntor, 2019 - 2:00 pm

“Darling” është hoteli i pare i Sidneyt që ka marrë vlerësimin me 5 yje nga “Forbes” për vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Dua Lipa dhe Halsey do të performojnë në “ARIA Awards 2019” në Sidney më 27 nëntor.

Sipas mediave të huaja, ajo do të qëndrojë  në hotelin “Darling” në “The Star Sidney”, ku shkon 5,500 dollarë nata.

Hoteli luksoz  përmban spa me pamje panoramike, një menu me porosi të testuar dhe kuruar për më shumë se një muaj, dy dhoma gjumi, një sallon, kuzhinë,  bar dhe një dhomë tjetër të veçantë.

Gjithashtu është kujdesur edhe për privatësinë, e cila është me një hyrje të veçantë përmes hollit.

Hoteli Darling është hoteli i parë i Sidneyt që ka marrë vlerësimin me 5 yje nga  “Forbes” për vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Karakteristikat e tjera përfshijnë pajisje të Balmain Paris Couture Hair, një kuzhinier privat dhe shishe shampanjë të markës Bollinger gjatë mbërritjes.

Dua Lipa, Halsey dhe të pranishmit e tjerë me siguri do të ushqehen me një menu të bërë me porosi, nga shefi kuzhinier Shaon Sen, i testuar për më shumë se një muaj. /KultPlus.com

Të ngjajshme