Dua Lipa publikon emrin e artistes së parë që i bashkohet në koncertin “Studio 2054”

17 Nëntor, 2020 - 10:14 am

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta bërë publik emrin e mysafires së parë e cila do të marrë pjesë në koncertin e saj virtual “Studio 2054”. Ajo është artistja e talentuar FKA Twigs.

Përmes postimit të saj, pop ylli me prejardhje kosovare e ndau një fotografi krahas këngëtares, të shoqëruar me mbishkrimin: “Shumë e lumtur t’iu lajmëroj se FKA Twigs do të na bashkohet në koncertin STUDIO 2054 me një performancë shumë speciale!!!

Me ta bërë publik lajmin e organizimit të koncertit virtual “Studio 2054” i cili do të mbahet në një depo, Lipa e quajti këtë ngjarje një eksperiencë e re multidimensionale e drejtpërdrejt.

Përveç artistes FKA Twigs, edhe yje të tjerë janë kontraktuar për të interpretuar në koncertin e 27 nëntorit, por emrat e tyre nuk janë publikuar ende, transmeton Koha.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. Në të, bukuroshja britaniko-kosovare pritet t’i ndërrojë disa kostume dhe skenat ku ajo interpreton do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.

Sa i përket këngëve që do të interpretohen në koncert, besohet se Lipa do t’i kthehet edhe hiteve të saja të mëparshme dhe natyrisht, për herë të parë do t’i performojë live disa prej këngëve të albumeve, “Future Nostalgia” dhe “Club Future Nostalgia”.

“Studio 2054” do të transmetohet live në orë të ndryshme, varësisht prej territoreve dhe biletat për të fituar qasje për ta parë shoun, tashmë janë në dispozicionin e publikut. Madje përmes një postimi të fundit në Instagram, Lipa i ka publikuar edhe emrat e shteteve të Ballkanit ku do të transmetohet kjo ngjarje muzikore, përfshirë këtu edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Më 30 tetor Lipa e lansoi këngën e re me titull “Fever” në bashkëpunim me artisten belge, Angèle, e cila u mirëprit nga fansat e dy këngëtareve.

Ndërkaq, pop këngëtarja FKA Twigs së fundmi e bëri të ditur lajmin se e ka përfunduar albumin e ri muzikor, i cili vjen pas atij të vitit 2019, “MAGDALENE”. / KultPlus.com

Të ngjajshme