Dua Lipa: Tatuazhi im i preferuar është “Sunny Hill”, lagja ku jam rritur në Prishtinë

25 Shtator, 2019 - 9:55 am

Tatuazhet janë shumë të preferuar, sidomos nga artistët, data, figura, ngjarje apo momente ata mundohen t’i përjetësojnë në trupin e tyre përmes tatuazheve.

Dua Lipa deri më tani ka 15 të tillë në trupin e saj.

Në një intervistë, ajo ka treguar se tatuazhi i saj i preferuar mbetet ai i pari.

Në vitin 2015 kur Lipa ishte vetëm 19 vjeçe, bëri tatuazhin e saj të parë te artisti i njohur Sean Williams. Bëhet fjalë për tatuazhin “Sunny Hill”, i cili është i shkruar në krahun e saj të djathtë. “Sunny Hill” përkthyer në shqip i bie “Bregu i Diellit” – lagje kjo në të cilën Dua ka jetuar përreth katër vite të jetës së saj, në kohën kur prindërit e saj u kthyen nga Anglia në vitin 2008.

“Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë”, shpjegoi ajo. “Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, ka thënë Dua Lipa, duke thënë se këtë tatuazh e ka të preferuarin në mesin e 15 tatuazheve.  / KultPlus.com

Të ngjajshme