Dua Lipa u bë bashkë me yllin Sam Smith në Sydney

2 Mars, 2020 - 3:06 pm

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, e kaloi fundjavën në Australi, ku i kishte disa angazhime profesionale, por vizita e saj nuk kaloi pa u bë lajm në mediat botërore.

Lipa u komentua për pamjen e saj unike në një performancë para publikut, por mbi të gjitha morri vëmendje për takimin e saj me yllin britanik të muzikës, Sam Smith, në ngjarjen “Mardi Gras” e cila zë vend çdo vit në këtë kontinent.

Adhuruesit e këngëtares kosovaro-britanike shpesh kanë shprehur dëshirë që ajo ta sjellë një bashkëpunim me mjeshtrin e baladave, Smith, dhe tashti pas takimit të dyshes, pritjet që një gjë e tillë të ndodhë janë rritur dhe më shumë, transmeton Koha.net.

Ylli i “Don’t Start Now” po e vazhdon dominimin e saj në skenën e muzikës pop, dhe megjithëse në fillimin e karrierës së saj nuk i ka praktikuar shumë bashkëpunimet, Lipa dalëngadalë po shndërrohet në artisten më të kërkuar nga yjet e muzikës botërore për bashkëpunim.

Gjatë fundjavës, Dua Lipa i informoi fansat se kënga e radhës e albumit “Future Nostalgjia” të cilën pritet ta publikojë së shpejti, titullohet “Break My Heart” dhe ajo sapo i ka përfunduar xhirimet e klipit. / KultPlus.com

Të ngjajshme