Ed Sheeran këndon gjatë gjyqit për të drejtat e autorit

28 Prill, 2023 - 12:31 pm

Ed Sheeran këndoi dhe luajti në kitarë në tribunën e dëshmitarit në një sallë gjyqi dje në Manhattan, në një përpjekje për të hedhur poshtë akuzat se kënga e tij hit “Thinking Out Loud” është një “vjedhje” e këngës “Let’s Get it On” të Marvin Gaye.

Në ditën e tretë të gjyqit, Sheeran nxori një kitarë akustike dhe nisi te këndonte shkurtimisht ato që ai tha se ishin tekstet origjinale të këngës së tij.

Sheeran kujtoi se këngën e kishte shkruar një mbrëmje në fillim të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Angli, në një bashkëpunim me tekstshkruesen dhe shoqen e tij, Amy Wadge.

Për të shkruar tekstin e këngës, Sheeran tha se ishte frymëzuar nga gjyshi i tij, i cili sapo kishte vdekur, dhe gjyshja e tij, e cila nuk ishte në gjendje të ecte për shkak të sëmundjes së kancerit.

Sheeran, 32 vjeç, është akuzuar për vjedhje nga disa muzikantë me ngjyrë dhe po përballet me dy padi të tjera në lidhje me këngën “Let’s Get It On”, të sjellë nga Structured Asset Sales LLC, e cila zotëron një të tretën e të drejtave të “Townsend”.

Familja e Gaye ka ngritur padi të ngjashme edhe më herët, duke përfshirë padinë kundër këngëtarit Robin Thicke dhe producentit Pharrell Williams me “Blurred Lines”, në 2015, për kopjimin e këngës “Got to Give It Up” të Gaye. /atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme