Ed Sheeran merr lejen për vendin e lutjes në natyrë

21 Nëntor, 2019 - 9:12 pm

Ed Sheeran e ka fituar miratimin për ta krijuar një vendpushim shpirtëror në pronën e tij Suffolk në Angli.

Këngëtari i “Perfect” e ka blerë një numër pronash pranë vendlindjes së tij Framlingham, dhe atij i është dhënë leja që ta shndërrojë një prej tyre, Wynneys Hall, në shtëpi lutjesh.

“Vendi privat” do ta ofrojë një “vendpushim për soditje dhe lutje, për festimin e pikave kyçe të jetës dhe familjes, tubime familjare dhe shoqërore, martesa, pagëzime etj.”, sipas kërkesës së tij për leje. Sheeran jeton në pronë me gruan e tij, Cherry Seaborn, dhe ndryshe nga kisha lokale famullitare e Shën Marisë, vendi i ri i këngëtarit për lutje do të jetë i hapur për të gjitha fetë.

Ed shpjegoi se shumë nga mysafirët e tij janë nga “anembanë botës”, duke shtuar, “Shumë prej këtyre njerëzve janë nga shumë vende, religjione dhe zakone, përfshirë për shembull SHBA, Irlandë, Gana, Nigeri, Azi dhe Australi. Kështu, ai kishte kërkuar ta siguronte një hapësirë në të cilën ai, familja e tij dhe këta njerëz të ndryshëm mund të tërhiqen për soditje, lutje dhe relaksim, të takohen, festojnë dhe meditojnë në paqe dhe siguri larg nga shqetësimi”. /KultPlus.com

Të ngjajshme