Elvana Gjata nis përgatitjet për koncertin në Prishtinë (FOTO)

10 Korrik, 2018 - 12:00 pm

Kanë mbetur pak ditë nga koncerti live nga Elvana Gjata në Parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Edhe DJ Gamblemania do të jetë pjesë e koncertit.

Ky koncert tashmë është bërë edhe traditë e bankës ProCredit e cila është mbrapa tërë këtij organizimi madhështor.

Elvana Gjata ka filluar përgatitjet për këtë koncert e këtë e mësojmë nga fotot që ajo ka postuar në rrjete sociale.

1st day of rehearsals 14.07.2018 Prishtine

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Performanca e Elvanës do të shoqërohet me bend profesional dhe balerinë.

Me hyrje falas, koncerti fillon në ora 19:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme