Era Istrefi konfirmon bashkëpunimin me motrën e saj Norën

5 Janar, 2019 - 4:30 pm

Gazeta Insajderi ka paralajmëruar më herët se Nora Istrefi së bashku me të motrën Era, do të bashkëpunojnë për të parën herë për një projekt të përbashkët muzikor.

Kurse një intervistë për “Telegrafin”, këngëtarja ka konfirmuar që së shpejti publikon duetin me motrën e saj, Norën.

“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era./ KultPlus.com

47507663_261100974563424_8280240911355478016_n

Të ngjajshme