Fakte rreth jetës së Eminemit

4 Nëntor, 2018 - 9:10 am

Eminem ka fituar çmimin Oscar, Grammy (për kategori të ndryshme), si dhe ka marrë kurorën për ‘Artistin e Dekadës’, nga Billboard Award (2000-2010) si dhe ka shitur miliona albume në mbarë botën.

Gjenialiteti i tij si tekst-shkrues dhe ekspertiza e tij në mikrofon nuk mund të mohohet assesi. Marshall Mathers i njohur ndryshe si Eminem i cili megjithatë ka disa fakte interesante nga jeta e tij që tregojnë përbërjen e tij si njeri.

Ai zgjedh fjalë nga fjalori

Tani e dimë pse është kaq i mirë me tekste. Si një muzikant i ri para se të arrinte majat, Eminemi shikonte në faqet e fjalorit që të bënte rima komplekse që të tjerët nuk i bënin.

Eminemi ka qenë viktimë e ngacmimeve shoqërore

Si fëmijë, Eminemi ishte rrahur aq keq nga një ngacmues sa që i kishte rënë të fikët në banjën e shkollës së tij dhe pastaj kishte qëndruar në koma për një kohë. Kjo ka ndodhur për shkak se ai ishte një fëmijë i bardhë që është rritur në një lagje që ishte e banuar kryesisht nga zezakët.

Ai ka fjetur në momentin që e ka fituar çmimin Oscar

Kur Marshall e ka fituar çmimin Oscar për këngën ‘Lose Yourself’ ai nuk ka qenë prezent në ndarjen e çmimeve. Në vend të kësaj ai ishte duke fjetur në krevatin e tij në Detroid, pasi që kishte shikuar filma vizatimor me vajzën e tij.

Ai ka ngelur në klasën e nëntë disa herë

Jo njëherë, as dy herë por saktësisht tre herë. Ai nuk ka kaluar klasën e nëntë 3 herë para se të braktiste shkollën e mesme. Kush e di, ndoshta shumica prej nesh jemi më të mençur se Eminemi.

Ai është i turpshëm dhe i mbyllur në vetvete

Edhe pse ai ka bërë beteja publike në Hip Hop me reperë të shumtë me tekste të vrazhda, Eminemi në realitet nuk është aq i zhurmshëm si mund ta paramendojmë. Si fëmijë artisti ishte një person i mbyllur në vetvete dhe iu ka dashur të ndërrojë shumë vendbanime si dhe shkolla. Slim Shady asnjëherë nuk ka pasur shumë miq dhe ka qëndruar më shumë i vetmuar.

Kur Dr. Dre e kishte takuar Eminemin , nuk e kishte ditur që ai është i bardhë

Kur Dr. Dre kishte dëgjuar incizimin e Eminemit për herë të parë ai ishte impresionuar nga aftësitë rimuese të tij dhe pa hezitim kishte lënë një takim për ta takuar artistin asokohe, shkruan syri. Në takimin e tyre të parë, Dre dhe të gjithë të tjerët ishin shokuar se Eminemi në fakt ishte i bardhë.

Ai gati vdiq nga një mbidozë e drogës

Po të mos ta merrte emergjenca pas një mbidoze të drogës nga Eminemin ai do të vdiste në vitin 2006. Artisti që ishte në mbidozë do të vdiste po të arrinte vetëm dy orë më vonë në spital pasi organet e tij kishin filluar të dështonin./ KultPlus.com

Të ngjajshme