Fansat e Rita Orës dyshojnë në origjinalitetin e nënshkrimit të albumit dhe kërkojnë rimbursim

14 Gusht, 2023 - 12:30 pm

Fansat e Rita Orës kanë kërkuar rimbursime nga këngëtarja prej 23 milionë funtesh për autenticitetin e kopjeve “të nënshkruara” të albumit të saj që janë blerë në internet, të cilat mbajnë nënshkrime të ndryshme prej atyre me autografë të nënshkruara personalisht, raportoi të dielën “Daily Mail”.

Ata aktualisht po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i popit, pasi shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të firmosura të albumit të saj të fundit, të cilat u shitën në internet deri në 25 funte.

Fansat kanë vërejtur dallime midis shkrimit të dorës të skalitur në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga Ora në evente.

Njëri shkroi në rrjetet sociale se “shkrimi i dorës dhe nënshkrimi në internet duken shumë ndryshe, nevojitet një shpjegim”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Ata mendojnë se fansat prej 10 vjetësh e më shumë nuk do ta vinin re. Në asnjë mënyrë ajo nuk i ka nënshkruar ato. Kaq zhgënjyese”. / KultPlus.com

Të ngjajshme