Fatmir Makolli sjellë ‘Despacito’ me çifteli (VIDEO)

13 Tetor, 2017 - 10:06 am

Kënga latine “Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee e cila edhe u kurorëzua si videoja më e shikuar në historinë e YouTube, po vazhdon ende të mbaj këtë primat, shkruan KultPlus.

Ajo tashmë ka shënuar rekordin e radhës duke u bërë videoja e parë në YouTube e cila arrin ndonjëherë katër miliardë shikime.

Versionet e ndryshme të kësaj këngë nuk kanë munguar qysh nga koha e lansimit të saj. Por, version i fundit ka ardhur dje dhe pikërisht një version shqip.

Është rapsodi Fatmir Makolli ai i cili e ka sjellë këtë këngë nën tinguj e çiftelisë.

Ky version po pëlqehet shumë nga fansat.

“Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë. Përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në VERSIONIN SHQIP, çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne Shqiptarët do të mburremi me të.
Falënderoj REDMEDIAKS dhe ETHNOMUSIC, me producent Burim Krasniqi, grupin e vallëzimit modern ARTDESIGN me Jeton Vorfi si dhe sponzorin: mtechnologie me menaxherin Rrustem Pacolli”, ka shkruar Makolli në Facebook përderisa ka shpërndarë videon e realizuar.

“Despacito” është një këngë ‘reggaeton’ romantike me një apel global, sepse ky zhanër është një përzierje e hip-hop dhe ritmeve të Karaibeve. / KultPlus.com

Të ngjajshme