Fustani i aktores shitet në ankand me një shumë 56 mijë dollarë

20 Nëntor, 2018 - 4:39 pm

Një blerës anonim ka siguruar fustanin e dasmës së aktores së ndjerë Sharon Tate.

Fustani, që vjen me një histori tragjike, u ble për 56.250 dollarë.

Fustani me fije mëndafshi i shkurtër ishte në kulmin e modës në vitin 1968, kur Tate e veshi për martesën me regjisorin Roman Polanski në Londër.

American actress Sharon Tate, on her wedding day to film director Roman Polanski. She was murdered by Charles Manson in California, 1969. (Photo by © Hulton-Deutsch Collection/CORBIS/Corbis via Getty Images)

Në atë kohë 24 vjeç, Tate u njoh si një nga aktoret më premtuese në botë pas shfaqjes në filmin e vitit 1967 “Valley of the Dolls”.

Por vetëm 18 muaj pas martesës, jeta e saj mori fund nga një prej kriminelëve më famëkeq në historinë e SHBA.

Në gusht të vitit 1969, katër anëtarë të bandës “Familja” të Charles Manson hynë në shtëpinë e Tate dhe Polanskit në Beverly Hills të Los Anxhelos dhe vranë aktoren si edhe katër miq të saj.

Manson, i cili i kreu vrasjet, u shpall fajtor për shtatë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Dënimi më pas ‘u zbut’ në burgim të përjetshëm.

Aktorja ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Polanski, kur u vra në moshën 26 vjeçare. Veshja e saj e dasmës u shit në ankandin e Julien në Los Anxhelos të shtunën së bashku me pjesë të tjera nga pasuria e saj. Vera e ardhshme shënon 50 vjetorin e vdekjes së Tate, dhe ky ankand është pjesë e një valë në rritje të interesit për historinë e saj.

Historia e vdekjes së aktores do të tregohet në filmin e ardhshëm të Quentin Tarantino “Na ishte njëherë e në një kohë në Hollywood”. Aktorja australiane Margot Robbie do të luajë rolin e Tate, së bashku me Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Lena Dunham. Filmi është planifikuar për të dalë në korrik 2019. /KultPlus.com

Të ngjajshme